Policia i mbyll koncertin, Stresi i shan me "libër shpie"/ Shikoni Videon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2022, 14:41
Policia ndërhyri mbrëmë për të ndërprerë koncertin e reperit të njohur Stresi në një nga lokalet e njohura në Tiranë.
Nga mesnata kur e gjithë skena ishte plot me njerëz që kishin ardhur për ta ndjekur në një moment mbyllet muzika dhe Stresi u thotë fansave se u detyrua ta mbyllë për shkak se kishte ardhur policia.
Për të gjithë ata që ishin të ftuar sigurisht që një veprim i tillë ngjalli pakënaqësi, e vënë re dhe nga thirrjet e tyre ndërsa Stresi i nervozuar për ndërprerjen e koncertit në mikrofon i shau me libër shpie.
