Barbi Elizabeth
Kukulla barbi e Mbretëreshës Elizabeth II ka dalë në shitje për të nderuar 70-vjetorin e saj në fron. Ajo është pjesë e koleksionit të kukullave Barbie, për të cilin kompania thotë se u bën homazh "individëve vizionarë me një ndikim dhe trashëgimi të jashtëzakonshme".
Në pritej të festimeve të “Jubileut Platinium”, Mbretëresha Elisabeta e II është shndërruar në një kukull Barbie nga prodhuesi i lodrave “Mattel”. Kukulla, e krijuar në ngjashmëri me Mbretëreshën, doli në treg në këtë të enjte, teksa monarkja feston 96-vjetorin e lindjes. Ajo është pjesë e koleksionit të kukullave Barbie, për të cilin kompania thotë se u bën homazh "individëve vizionarë me një ndikim dhe trashëgimi të jashtëzakonshme".
"Mbretërimi i Elizabeth II ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm, në një pozicion që e kanë pak gra. Ajo I është përkushtuar shërbimit dhe detyrës. Ndërsa Madhëria e Saj feston këtë jubile historik, është e mrekullueshme të shohësh një markë ikonë si Barbie të ndajë ndikimin e figurave të rëndësishme historike të femrave si lidere, krijuese dhe pionierë për brezat e rinj", -tha historiania Kate Williams, autore e "Mbretëreshës Elizabeth".
E veshur me një fustan fildishi me fjongo blu, kukulla përmban detaje të nxjerra nga e kaluara e monarkues. Ajo mban një rikrijim të diademës, si kurora e Mbretëreshës në ditën e saj të dasmës dhe shirita rozë dhe blu, të modeluar sipas atyre që i janë dhënë nga babai i saj George VI dhe gjyshi George V.
Elizabeth u ngjit në fron pas vdekjes së babait të saj, Mbretit George VI më 6 shkurt 1952. Ajo është monarkja më jetëgjatë në historinë britanike. Ndërkohë, kukulla do të shitet në dyqanet e Londrës dhe në Amazon për 75 dollarë përpara festimeve zyrtare të “Jubileut Platinum” në fillim të qershorit.
Seriali “Tribute Barbie” u prezantua vitin e kaluar, me kukullën e parë në koleksion, duke i bërë homazhe aktores ikonike Lucille Ball, e vlerësuar si një legjendë televizive dhe një pioniere për gratë në komedi.