Bienalja e Venecias 2022, mes artistëve edhe e ndjera Lumturi Blloshmi
Në pritje të Bienales së Venecias 2022, përpara hapjes së edicionit të 59-të të ekspozitës më 23 prill, me dhjetëra vizitorë kanë shfaqur kuriozitet për eventin. Ekspozita drejtohet nga kuratorja italiane Cecilia Alemani, e cila thotë se dëshiron të përfshijë më shumë artiste femra këtë vit.
Në pritje të Ekspozitës së 59-të Ndërkombëtare të Artit , e cila do të mbahet nga data 23 prill deri më 27 nëntor të këtij viti, vizitorët kuriozë kanë mbushur ambientet e galerisë moderne në Venecia. Bienalja e Venecias 2022 këtë vit është kuruar nga artistja bashkëkohore, Cecilia Alemani. Ajo është aktualisht është drejtore dhe shefe kuratore e “High Line Art”, programit të artit publik të parkut urban në Nju Jork.
"Si kuratore e ekspozitave të artit kam punuar gjithmonë me shumë artiste femra. Mendoj se shumë artiste janë përfaqësuese të mëdha të kulturës bashkëkohore. Në mënyrë kritike, mendoj se në 125 vitet e fundit të historisë në 57 edicionet e Bienales, përveç të fundit, ka pasur një mbizotërim të artistëve meshkuj. Kjo është arsyeja pse kam dashur të ribalancoj historinë."
Për titullin e ekspozitës së sivjetshme ajo ka zgjedhur “Qumështi i ëndrrave”, huazuar nga libri i artistes së absurdit, Leonora Carrington. Bienalja për më shumë se një shekull ka regjistruar rrëmujën e historisë duke qenë gjithmonë prezent në të mirë e në të keq, siç ndodhi gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore dhe në vitin 1968.
“Nuk mendoj se censurimi i një artisti rus apo përjashtimi i tij nga Bienalja ndryshon diçka në botë. Por nëse shikojmë pavijonin rus është ndryshe, sepse kushdo që përfaqëson pavijonin rus në Bienalen e Venecias është përfaqësues i Qeverisë ruse. Kështu që unë e kuptoj se si artistët dhe kuratori i pavijonit rus nuk donin të mbanin barrën e përfaqësimit të Rusisë në Bienalen 2022 dhe ta kishin atë markë për pjesën tjetër të jetës së tyre", shprehet Alemani.
Mes shumë artistëve nga e gjithë bota, këtë vit në Bjenale do të jenë edhe 10 punë të artistes së ndjerë shqiptare, Lumturi Blloshmi. Ajo është e njohur për instalimet e saj të aktivizuara nga performanca, të cilat përfshijnë fotografinë dhe skulpturën së bashku me "shumë pikture".

