“Do ta bëj sherrin sherr sa të mbarojë intervista” Çfarë ndodhi mes Dajanës dhe Bardhit në program?
Bardhi Idrizi është një këngëtar i ri në tregun muzikor i cili me këngët e tij ka ditur si të futet në zemrat e publikut. I talentuar dhe shumë kërkues ndaj vetes, në një moshë të re po bën boom të madh me koncerte brenda dhe jashtë vendit.
Shpesh ai i refuzon ftesat në emisionet e tjera televizive, por D-Night i tha po pa hezituar duke ndarë me gjithë publikun që nga nisja e karrierës në muzikë e deri në bashkëpunimet me këngëtarët më në zë të momentit, siç është edhe Elvana Gjata.
Dajana: Si je Bardhi? Të bëra tag në Instagram dhe ti nuk e bërë repost tagun tim.
Bardhi: Kur?
Dajana: Sot Bardhi mos bëj sikur nuk e ke parë sepse do ta bëj sherrin sherr, por pasi të mbarojë intervista.
Bardhi: Ahhh oaky faleminderit.
Dajana: Një super bujë bashkëpunimi me Elvana Gjatën, komplimentet e mia ke ditur sesi të lancohesh në tregun muzikor.
Bardhi: Shumë faleminderit, ndoshta është shumë herët për t’i dëgjuar këto fjalë për vetën sepse unë jam shumë i ri dhe sapo kam filluar, por faleminderit.
Dajana: E ke nisur me këngën betohem dhe suksesi ishte i menjëhershëm. Si u gjende në tregun muzikor?
Bardhi: Të tregohem i drejtë, fillimisht e kam nisur si reper dhe të kënduarit e kam pasur më shumë për veten dhe nuk e kam shprehur shumë nëpër studio apo njerëz dhe më pas ishte zgjedhja jonë bashkë me menaxherin që të vazhdojmë më shumë në këtë fushë derisa gjetëm stilin që më shkon dhe për njerëzit të ishte pranuese.
D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
