Wimbledon përjashton tenistët rusë dhe bjellorusë
Në turneun më të vjetër të planetit, nuk ka vend për tenistët rusë dhe bjellorusë. Ky është vendimi i marrë nga organizatorët e Wimbledon për shkak të luftës në Ukrainë. Edhe pse një sport individual dhe pa shumë lidhje me politikën e Kremlinit, në Londër e mendojnë ndryshe dhe në këtë mënyrë, grand slam-i tretë i sezonit nuk i hap dyert për disa nga rekatet më të mira të planetit.
Njëri prej tyre është numri 1 i botës, Daniil Medvedev dhe numri 4 i femrave, bjellorusja Aryna Sabalenka. Sipas organizatorëve, ata janë të lirë të marrin pjesë por vetëm me një kusht, që mos të përfaqësohen me flamujt e vendeve të tyre. Sabalenka u kualifikua deri në gjysmëfinalen e sezonit të kaluar ndërsa Medvedev arriti në raundin e katërt.
Dy mungesa të tjera shumë të rëndësishme do të jenë edhe Anastasia Pavlyuchenkova e Victoria Azarenka, njëra ruse dhe tjetra bjelloruse. Turneu i Wimbledon do të startojë në 27 qershor dhe mbyllet në 10 korrik.
