Safet Gjici kërkon sa më shumë tifozë në stadiumin e ri

Kukësi do të përurojë stadiumin e ri të shtunën në orën 20:00 por dyert do të hapen rrteh 60 minuta më herët për një ceremoni të shkurtër ku do të jenë të pranishëm edhe drejtues të lartë të shtetit e futbollit shqiptar. Në një konferencë për shtyp, kryebashkiaku i qytetit verilindor, Safet Gjici flet për këtë investim që sipas tij do të ndihmojë sportin dhe qytetin e Kukësit:

“E rëndësishme është që ne të jemi mirënjohës për këtë investim që është bërë. Pas aeroportit, një investim tjetër madhor është stadiumi i ri. Ka qenë shumë e vështirë që ndeshjet t’i organizonim larg shtëpisë. Nuk ka qenë e lehtë gjithashtu ta mbanim skuadrën në nivele të larta. Kukësi ka qenë pjesëmarrës rregullisht në evenimentet dnërkombëtare. Kemi mbajtur fjalën për ta finalizuar si projekt edhe pse kemi kaluar pengesa si pandemia dhe tërmeti. Ky stadium është ndërtuar për futbollin kuksian dhe qytetin e Kukësit. Shtëpia e qytetit të Kukësit tashmë është me standarte të ngjashme me ato të Elbasanit apo Shkodrës”.  

Kukësi theksoi më tej sy ky është një investim që do t’i shërbejë qytetit edhe gjatë viteve të ardhshme, por jo vetëm për futbollin pasi ambjente në të do të ketë edhe ekipi i mundjes.

“Ju bëj thirrje kuksianëve që ditën e shtunë në 23 të jenë të pranishëm në stadium dh eta shikojnë këtë impiant me standarte. Duhet ta ruajmë këtë stadium”.