Manchester City, Walker kapet “mat” në një hotel

Kyle Walker në qëndër të vëmendjes së tabloideve dhe jo për shkak të futbollit që luan por të gjesteve jashtë fushës së blertë. Mbrojtësi i Manchester City u identifikua nga disa tifozë teksa po urinonte në pjesën e jashtme të një hoteli.

Dëshmitarët rrëfejnë gjithashtu se pasi i vuri re, mbrojtësi vendosi menjëherë kapuçin në kokë dhe u largua me shpejtësi. Edhe pse bëhet fjalë për tifozë të Manchester United që është skuadra e urryer e Manchester City, dëshmitarët theksojnë se e identifikuan lojtarin nga tatuazhet në këmbë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 në hotelin “The Bridge” ditën e ndeshjes së FA Cup që Manchester City e humbi 3-2 ndaj Liverpool por vetë Walker nuk u bashkua me skuadrën për shkak të një dëmtimi.