I shpallur në kërkim për kultivim të narkotikëve, momenti kur policia shtrin përtokë 53-vjeçarin shkodran
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2022, 11:26
Lazer.H, 53 vjeç, është arrestuar nga policia e Shkodrës.
Laze.H, nga fshati Grudë e Re, Shkodër ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike",
Blutë bëjnë me dije se për 53-vjeçarin Gjykata Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin e datës 20.12.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas, në gusht të vitit 2020, në bashkëpunim me shtetasit P. Ç. dhe L. N. (të ndaluar më parë), dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në fshatin Mazrek, Shkodër.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.