Rritje inflacioni, rënie e turizmit, Moddy‘s ul pritshmëritë për rritjen ekonomike
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredibilitetit Moddy’s ul pritshmëritë për rritjen ekonomike shqiptare nga 4.5% në 3.4%.
Çmimet e larta të energjisë dhe lëndëve të para krijojnë një presion inflacionist që çon në dobësim të kërkesës së brendshme dhe rritje më të ulët ekonomike, thuhet në raportin e agjencisë.
Pavarësisht se ky projeksion është në linjë me parashikimet më të fundit të Bankës Botërore dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, përbën zhvlerësimin më të madh për ekonominë shqiptare me 1.1 përqind.
Raporti nënvizon se rritja e ulët ekonomike në vendet e origjinës së turistëve do të ketë gjithashtu impakt negativ në industrinë e turizmit.
Sa i përket inflacionit, agjencia parashikon rritje mbi 5% këtë vit dhe më pas të zbutet në 3.8% në vitin e ardhshëm.
