Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për naftën dhe gazin, ja sa do të shitën

Bordi i Transparencës i ngritur nga qeveria ka vendosur edhe çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas.

Kështu, çmimi tavan të tregtimit me pakicë të këtyre produkteve, do të jenë konkretisht: 235 Lekë/litri për gazoilin; 211 Lekë/litri për benzinën; 115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës. 

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 15.04.2022, ora 18.00 , deri në mbledhjen e ardhshme të bordit. 

Njoftimi i plotë:

Bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi:

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 15.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

223 Lekë/litri për gazoilin;

199 Lekë/litri për benzinën;

103 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 15.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

235 Lekë/litri për gazoilin;

211 Lekë/litri për benzinën;

115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 15.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.