Meçe: Rama e ka tagrin për ta legalizuar kanabisin, anketimi ishte politik, morën pjesë të PS-së

Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, inxhinieri Arben Meçe u shpreh se iniciativa e kryeministrit për legalizimin e kanabisit e ka në tagrin për ta bërë pa anketim.

Sipas tij, anketimi ishte një instrument politik dhe që morën pjesë njerëz politikë të PS-së për të mbushur statistikat e Ramës.

Meçe: Kjo është një iniciativë e kryeministrit që e ka në tagrin e vet për ta bërë. Në fund të fundit ai mund t’i merrte këto iniciativa pa pyetur njeri dhe do të japë llogari për këto gjëra, sepse i është dhënë mandati. Nuk ka ligj që e ndalon kryeministrin për të mos i nxjerrë këto ligje.

Pse e bëri këtë iniciativë kryeministri? Duke parë realitetin shqiptarë them prit se ka diçka këtu. Rama bëri një anketim që bëjnë të gjitha shoqatat për të kuptuar trendin e një shoqëria. Në momentin ky anketim u politizua, edhe anketimi ishte politik, pra po themi se ishin të PS-së sepse duheshin mbushur statistikat e kryeministrit.