Ju flet Moska - Amerikanët e AADF në Butrint dhe rusët në Mariupol, dy histori të ngjashme

Amerikanët e AADF në Butrint dhe rusët në Mariupol, dy histori të ngjashme ishte tema e kësaj të mërkure në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Mariupol është një qytet në Ukrainë që po bën qëndresë ndaj pushtimit rus. Ukrainasit në përgjithësi nuk e pranojnë që të jenë vasalë të perandorisë ruse.

Butrinti është një qytet i vjetër historik në vendin tonë, pjesë e UNESCOS. Ndërsa në Butrint kanë hyrë amerikanët më Fondit Amerikan për Zhvillim.

Rama miratoi një ligj të veçantë për administrimin e Butrintit nga një fond në partneritet me Fondit Amerikan të Zhvillimit. Kjo marrëveshje është miratuar në 16 nëntor 2021.

Tani e dinë se kanë frikë sepse po bëjnë një krim dhe një shkelje të kushtetutës prandaj duan që të miratojnë kalimin me një ligj të veçantë një fondacioni.

Këtu shteti thotë se nuk është në gjendje të mbajë një vend të rëndësishëm kulturor dhe ia jep një fondacioni të huaj. Kjo është mënyra e përshtatjes së republikave të bananeve në kushtet e Shqipërisë.

Fondi Amerikan i Zhvillimit është një organizatë që u krijua si jo fitimprurëse, por në fakt u bë shumë fitimprurëse.

Objektet e trashëgimisë kulturore menaxhohen nga fonde private. Çfarë bëjnë këta? Marrin gjoja një specialist të madh që ka bërë edhe një libër. Ky thotë në atë libër se gjenerali italian Telini, u vra nga grekët që ishin të pakënaqur që Butrinti po i mbetej Shqipërisë.

Këta njerëz duhet të jenë non grata në vendin tonë dhe jo të vijnë si ekspertë. Të gjitha këto i bën Edi Rama për t’ju servilosurve amerikanëve.