Ngjarja mister në Tiranë, gjendet i vdekur brenda bunkerit 36-vjeçari

Një person, i moshës 36-vjeçare është gjendur ditën e sotme pa jetë në një bunker, pranë Institut Bujqësor.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pas kallëzimit të bërë ditën e djeshme, nga vëllai i tij, shtetasi A. M.

Ora News mëson se personi i pajetë quhet Ilir Marku dhe njihet si përdorues i lëndëve narkotike.

“Më datë 20.04.2022, në Institut Bujqësor, në një bunker, është gjetur pa shenja jete, shtetasi I. M., 36 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pas kallëzimit të bërë ditën e djeshme, nga vëllai i tij, shtetasi A. M. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi është transportuar në morg, për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.” – bën me dije policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.