PD e Divjakës do drejtohet nga një grua

Dega e Partisë Demokratike në Divjakë do të drejtohet nga një grua.

Elizabeta Rredhi doli fituese e kësaj gare përballë kandidatit tjetër, Gjergji Janko.

Ajo grumbulloi 240 vota ndërsa Janko 159. 6 vota u shpallën të pavlefshme.

Në total ishin 405 votues nga 820 anëtarë që ka dega e PD-së Divjakë.