“Dërgoni emrin me e-mail” Krasniqi-Ballës: Kjo është fyese, edhe Big Brother ka më shumë seriozitet

Pedagogu dhe politologu Afrim Krasniqi në një konsultim me shoqërinë civile në Kuvend për zgjedhjen e presidentit të vendit është fyese që të kërkohet emri i tij me e-mail.

Ai tha se edhe Big Brother kishte më shumë seriozitet dhe shtoi po diskutohet për zgjedhjen e presidentit të republikës dhe mendoj se ky do të ishte një moment solemn për vendin.

Ai shtoi se nuk njeh më shumë emra që mund të futen në procesin përzgjedhës për të shkuar në një garë me 1-2 emra kandidatësh.

Krasniqi: Mendoj se është fyese që t’i thuash shoqërisë civile që na dërgoni me e-mail një emër për presidentin e republikës, kur po flasim, edhe Big Brother kishte më shumë seriozitet. Ne po diskutojmë për zgjedhjen e presidentit të republikës dhe mendoj se ky do të ishte një moment solemn për vendin. Presidenti është fytyra dhe mëri i shteti, dhe përfaqësues i unitetit të kombit dhe si i tillë duhet të ofrojë se cila do të jetë fytyra e Shqipërisë nesër.

E vlerësojë këtë konsultim. Kur thuhet se kushtetuta kërkon shtetas mbi 40 vjeç dhe që kanë jetuar në Shqipëri, ky është në kriter formal dhe jo thelbësor. Ne jetojmë në një vend kritik ndaj politikës së vendit dhe ka pafund raporte kritike. Ky parlament ka bërë në vitin 2002 një zgjedhje që ka qenë më e mira e tranzicionit. Në fakt ne kemi bërë hapa pas në raport me këtë gjë. Kjo është hera e katërt që PS ka votat për të zgjedhur presidentin dhe ka luks edhe për konsultime. Ne si shoqëri civile nuk propozojmë dot sepse duhen 20 mijë firma për një gjë të tillë.

Unë nuk njoh më shumë se 10 emra që mund të futen realisht në këtë garë për të përzgjedhur 1-2 kandidatura. Prandaj u them që ta merrni me rezerva këtë punën e zarfeve dhe të Facebook-ut, si dhe atë të mesazhet personale.