Mes fekalesh në Tiranë, plehra dhe ujëra të zeza në lagjen e "Pallatit të Verdhë"

Lagjia e njohur si rruga e Shkodrës afër terminalit të veriut në Tiranë është lënë në mëshirë të fatit. Fëmijë e të moshuar nuk kanë një vend ku të qëndrojnë pasi lagjen e kanë pushtuar mbeturinat dhe ujërat e zeza që kanë dalë në sipërfaqe, duke u bërë rrezik për infeksion për banorët aty.

Plehrat dhe ujërat e zeza në rrugën e Shkodrës ose e njohur ndryshe si zona e Pallatit të Verdhë, janë shqetësimi më i madh i banorëve aty.

Me këtë situatë ata përballen prej vitesh.

Ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe ndërsa askush nga institucionet përkatëse nuk është kujdesur të marrë asnjë masë.

Mbeturinat janë një tjetër shqetësim, burim për infeksion.

Ujërat e zeza dhe plehrat kanë shpërthyer jo vetëm buzë rrugës, por edhe në brendësi të këtij blloku pallati.

Thirrja e banorëve i drejtohet Bashkisë që të ndërhyje në përmbushje të detyrimit, pasi ata  jane taksapagues të rregullt e nuk kanë marrë asnjë shërbim.

Mes fekalesh në Tiranë, plehra dhe ujëra të zeza nëMes fekalesh në Tiranë, plehra dhe ujëra të zeza nëMes fekalesh në Tiranë, plehra dhe ujëra të zeza në