Konsultimet për presidentin e ri, Mediu: Ramë dakord për shtyrjen e mbledhjes së konferencës së kryetarëve

Mazhornca dhe opozita kanë arritur dakordësitë e parasa i takon procesit për zgjedhjen e presidentit të ri.

Pas takimeve që taulant Balla pati me përfaqësues të PDIU-së, dhe më pas kreun e partisë republikane Ftamir Meidu, ky i fundit zbuloi se kanë rënë dakord për shtyrjen e mbajtjes së kryetarëve që ishte parashikuar të mblidhet më 29 prill.

Ndër të tjera ai tha se mazhornaca nuk mund ta zgjedhë e vetme presidentin. 

Fatmir Mediu: Ramë dakord për të shtyrë konferencën e kryetarëve që ishte planifikuar më datë 29, për të pasur një kohë më të madhe në dispozicion, e më pas do përcaktojmë edhe përcaktimin e kalendarit të kësaj çështje bazuar mbi ato që ka përcaktuar kushtetuta. Ramë dakord që do të përcaktojmë fushat dhe kriteret se si duhet zgjedhur presidenti i republikës. Çështja e përfaqësimit të opozitës në një trupë të vetme është çështje e opozitës dhe jo e PS. Unë nuk mendoj që PS i ka votat e mjaftueshme për ta zgjedhur e vetme nëse do lexojmë Kushtetutën. Zgjedhja e njëanshme e cenon parimin që Presidenti duhet të përfaqësojë unitetin. E dyta, kërkon një president konsensual në 3 raundet e para, që do të thotë bashkëpunim të parlamentit.  

Ramë dakord që kalendari të shtyhet. Ishte një dakordësi që ishte marrë paraprakisht me përfaqësues të  PDIU dhe padyshim është në interesin tonë.  Ka afate të përcaktuar 24 maj duhet të jetë përfundimi i procesit. Raundet sipas Kushtetutës janë të përcaktuara dhe duhet një fillojë një proces nga data 10.

Mediu tha se propozimet për presidentin i kanë diskutuar edhe me Enkelejd Alibejn dhe Monika Kryemadhin.

Fatmir Mediu: Kam diskutuar propozimin tonë me Alibejanm, me Kryemadhin dhe deputetë të tjerë Qëndrimin tonë e kemi bërë publik, shpresoj që të kemi një qëndrim të përbashkët me këtë çështje.

Taulant Balla pas takimit me Mesila Dodën, Fatmir Mediun dhe Agron Dukën, pritet që të takohet edhe me kreun e grupit parlamentar e Enkeljed Alibeaj, brenda kësaj jave ose javën tjetër.