Detaje nga plagosja në Lushnje, Kujtim Mema shok i biznesmenit Besmir Hida që u ekzekutua në 2019

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen në Lushnje ngjarje e cila ndodhi pasditen e sotme.

Burime për Ora News bëjnë me dije se Kujtim Mema, personi i plagosur rëndë me dy plumba, rezulton të jetë shok i ngushtë biznesmenit Besmir Hida në qytetin e Lushnjes.

Besmir Hida u ekzekutua ne 1 tetor 2019 në qytetin e Lushnjes dhe ende ngjarja vijon të jetë e pazbardhur.

Besmir Hida një tregtar makinash të ndryshme për shkak të shoqërisë që kishte me Kujtim Metën e kishte punësuar këtë të fundit si shofer në biznesin e tij.

Dy vite pas vrasjes se Hides, sot në Lushnje tentohet të vritet miku i tij, Kujtim Meta.