Kurushi: Të rrallë janë prindërit që i trajtohen fëmijët e tyre si një individ më vete

Në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, terapistja Migena Kurushi u shpreh se rrallë janë prindërit përgatiten dhe i trajtohen fëmijët si një individ më vete.

Ajo tha se në një fazë burimesh të tilla inflamacionesh nuk është se ka një formulë të saktë për të qenë një prind i mirë.

Kurushi: Të rrallë janë prindërit që përgatiten dhe i trajtohen fëmijët si një individ më vete. Nuk ka një formulë më vete se si të prindërojmë dhe të jemi perfektë, por përpiqemi që të jemi prindër të mirë. Bumi i informacioneve të mëdha, krijojnë dilema të mëdha te prindërit.

Duket sikur shpeshherë se brezat janë shumë të pandjeshëm emocionalisht. Shpeshherë më duhet të përgatis materiale për prindërit dhe duket feedback-u që marr pas. duket sikur nuk po e kalisim fare aspektin emocional. Ndoshta mënyra e jetës dhe ndikimi që kanë nga njëri-tjetri, duket se e ka zbehur këtë aspekt.