Sherr në lokal për parkimin e makinës, kanoset me armë zjarri ish-polici në Shëngjin

Dy persona janë arrestur nga policia në Shëngjin, pasi kanë kanosur me armë zjarri një ish-efektiv policie.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme dhe sipas policise shtetasit E.M dhe E.S,  të dy banues në Shëngjin, janë futur në lokalin ku po qëndronte ish-polici Gj.N dhe pasi janë konfliktuar me të e kanë kërcënuar me armë këtë të fundit.

Nga veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se konflikti mes tyre ka ndodhur për vendparkimin e makinës.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar dhe armën e zjarrit pistoletës.