Po pinte kafe në lokal, 51-vjeçari qëllon me armë shqiptarin në Itali, fsheh gjurmët dhe ikën
Një 51-vjeçar nga Artena është arrestuar së fundmi nga policia italiane pasi akuzohet se ka plagosur me armë zjarri të cilën e kishte pa leje, një shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë me dije
Mediat italiane bëjnë me dije se 51-vjeçarika plagosur shqiptarin në një lokal në Artena, ndërsa po pinte kafe.
Mësohet 51-vjeçari, pasi e ka qëlluar ka ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që ka fshirë dhe gjurmët e tij.
Sakaq shqiptari që mbeti i plagosur është dërguar me urgjencë në spital. Ai kishte marrë një plagë në këmbë, ndërkohë për plagosjen kanë qenë mjekët ata që kanë njoftuar policinë, njoftojne mediat.
Kjo e fundit pas disa kërkimeve ka bërë të mundur arrestimin e tij. Deri më tani nuk dihen arsyet se përse 51-vjeçari qëlloi drejt shqiptarit.
