"Ka ardhur koha", Shoqëria Civile kërkon një grua në Presidencë
Organizatat e shoqërisë civile kanë propozuar për zgjedhjen e një gruaje si Presidente të Republikës së Shqipërisë.
"I mëshojmë fort një rekomandimi që tanimë ka ardhur koha të kemi një grua drejtuese të Republikës së Shqipërisë. Vendet e rajonit por edhe vendet europiane kanë në pozicione drejtuese president apo kryeministër, ne si kemi asnjërën."
Balla: Nga diskutimet e sotme duhet të jetë një zonjë në krye të vendit. Nga 6, 4 janë në favor të një zonje.
Në kuadër të procesit të konsultimeve për zgjedhjen e Presidentit shoqëria civile kërkoi vendosjen e kritereve shtesë.
"Kriteret janë shumë pak. Ju kam dëgjuar ju personalisht që keni lexuar kriteret që përcakton Kushtetuta: Mos të jetë në burg, 40 vjeç dhe shqiptar. Në burg ka qenë Mandela, doli nga burgu dhe u bë President. Kriteret që ka Kushtetuta janë shumë pak.
Nuk munguan as replikat me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
"Unë nuk thashë që nuk dua një politikan, thashë nuk dua një njeri që ka bërë vetëm politikë në jetën e vet."
"Mos hyni fare as në pazar politik, bëhuni gati që në raund të parë dhe të dytë nuk ka për të pasur President se normalisht po nuk bëre pazare nuk kanë për ta dhënë votën asnjëherë."
Taulant Balla u shpreh se ky nuk do të jetë takimi i fundit me shoqërinë civile dhe se në takimet e ardhshme do të kërkojë prezencën edhe të tre kryetarëve të tjerë të grupeve parlamentare.
