Plagosje me armë zjarri në Lushnje, 44-vjeçari qëllohet me pistoletë në lokal, niset drejt Tiranës në gjendje të rëndë

Një 44-vjeçar u plagos me armë pasditen e sotme në qytetin e Lushnjes.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit, në një lokal shërbimesh.

Kujtim Mema u qëllua me pistoletë ndërsa pinte kafe.

Në gjendje të rëndë ai është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

“Sot rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. M., 44 vjeç, banues në Saravë, Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.” – bën me dije policia.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjes me qëllim kapjen e autorit.

Kamerat e rrugës së vendosura nga bashkia nëpër rrugë, janë sekuestruar nga policia pasi dyshohet se kanë filmuar autorët e ngjarjes.

Plagosje me armë zjarri në Lushnje, 44-vjeçari qëllohet mePlagosje me armë zjarri në Lushnje, 44-vjeçari qëllohet mePlagosje me armë zjarri në Lushnje, 44-vjeçari qëllohet mePlagosje me armë zjarri në Lushnje, 44-vjeçari qëllohet me

Plagosje me armë zjarri në Lushnje, 44-vjeçari qëllohet mePlagosje me armë zjarri në Lushnje, 44-vjeçari qëllohet me