Përfundon seanca maratonë për kryeprokuroren e Tiranës, vendimi me 27 prill

Ka përfunduar seanca maratonë në KPA, ndaj drejtueses së prokurorisë Tiranë, Elisabeta Imeraj.

Pesë anëtarët e KPA u tërhoqën për vendim, i cili do të jepet në datën 27 Prill në orën 15:00.

Kryeprokurorja Imeraj kërkoi lënien në fuqi të vendimit të KPK, duke vijuar detyrën e prokurores.

"Nuk disponoj dhe as nuk kam disponuar asnjë pasuri në pronësi apo bashkëpronesi gjatë gjithë periudhës së rivlerësimit, nga fillimi i detyrës së prokurorit dhe deri më sot. Për efekt të procesit të rivlerësimit kam dhenë deklarime të plota, të qarta, për pasuritë e personit të lidhur duke shpjeguar çdo detaj që lidhet me këto pasuri, si dhe burimin e ligjshëm të krijimit të tyre" u shpreh ajo.

Ndërsa komisioneri Publik, Florian Ballhysa kërkoi ndryshimin e vendimit dhe shkarkimin e prokurores.

"Subjekti i rivlerësimit nuk plotëson asnjë nga kriteret e vlerësimit. Nuk justifikon pasurinë që disponon" tha Ballhysa