Agron Duka "hap" zarfat e PS-së: Deputetët shënuan për President emrin e Edi Ramës dhe njëri-tjetrit
Deputetët socialist kanë propozuar 67 emra për presidentin e ri të vendit, të cilët do të shqyrtohen nga tre negociatorët e mandatuar nga Rama për këtë proces: Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri.
Në lidhje me këtë, Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në një intervistë për Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi, është shprehur se Rama do të zgjedh për president një njeri që ka brenda grupit të vet parlamentar.
Ndër të tjera ai tha se do të ishte mirë që propozimi për presidentin t’i lihej mazhorancës.
Agron Duka: Jam dyshues në këtë lloj procesi, duket se mazhoranca dhe vet Rama do t’I japë opinionit publik një impresion sikur po i pyet në këtë lloj zgjedhje, por faktikisht besoj se do të zgjedhë një njeri që e ka brenda grupit të vet. Që në krye të herës ai filloi të marrë mendim tek mazhoranca. Nëse do kishte ide që këtë do të ia linte opozitës, atëherë s’kishte pse të merrte mendim tek mazhoranca. Duket se është hapur një lojë shumë e madhe.
Do të ishte mirë që presidenti të propozohej nga opozita apo palët të shoqërisë civile. Nëse do të bëhej kështu do kishim njëfarë ekuilibri të pushteteve me këtë megapushteti që ka kjo mazhorancë.
Nuk besoj se Lulzim Basha do të pranonte që të kandidonte për president.
Ai tha se nise ai do të propozonte emra për president,do propozonte emra të cilët nuk kanë asnjë lidhje me Edi Ramën.
Agron Duka: Unë paragjykoj procesin. Duke qenë që kodi zgjedhor është i tillë që merr dhe emëron njerëz të cilët për një arsye apo për një tjetër janë influent por nuk kanë ngritje intelektuale, një propozim I një njeriu të tillë do ishte i panevojshëm. Nëse do isha unë dhe do më kërkonin një zarf, dhe do isha tek e majta, do propozoja emrat që nuk kanë lidhje direkte me Ramën dhe karriera e tyre nuk varet nga Rama. Nëse do ishte kështu do zgjatonin pushtetin e Ramës.
Teksa ka folur për 67 emrat e propozuar ai tha se në zarfa janë shënuar edhe emra të njerëzve që janë pjesë e grupit parlamentar e madje edhe të Edi Ramës.
Agron Duka: Sipas asaj që dëgjova në këto zarfa janë shënuar emra të njerëzve që janë të grupit parlamentar të PS dhe në shumë raste është shënuar dhe Edi Ramës. Sot po servilosen kot. Edi Rama ka më shumë pushtet si kryeministër se sa president. Ky lloj pushteti i pakufishëm që është krijuar, sjellë njëfarë servilizmi. Duket sikur mendon ndryshe nga ai që është i pari i kësaj pune të mund të kesh pasoja për karrierën tënde politike. Ndoshta frikë nuk kanë por njëfarë servilizmi po.
Përgatiti Anila Kolgjini
