Në zgjedhjet e 6 marsit votuan vetëm 30% e zgjedhësve. Celibashi: Nisni reformën zgjedhore
Kryetarët e rinj të bashkive të 6 marsit u votuan vetëm nga 30 përqind e zgjedhësve. Sipas komisionit qendror të zgjedhjeve pjesëmarrës kanë qenë kryesisht moshat mbi 50 vjeç, teksa të rinjtë kanë qenë në një shifër të ulët
"Përqindja e pjesëmarrësve në këtë zgjedhje ka qenë tek 30%. 18- 24 vjeç përbëjnë 10% të numrit total të votuesve. Numrin më të madh të votuesve e ka grupmosha 55 – 64 vjeç"
Kryetari i KQZ Ilirian Celibashi ka apeluar politikën që të nisë reformën e Kodit Zgjedhor, por si përgjigje ka marrë heshtjen
"Nuk kemi përgjigje. Por është e rëndësishme të evidentojmë se nuk ka reflektim" tha Celibashi.
Situata në PD, por edhe angazhimi i mazhorancës për votimin e presidentit ka lënë mënjanë rekomandimet e OSBE/ODIHR, por Celibashi shprehet se vonesa do të sjellë vetëm probleme
"Sa më shumë ditë të kalojnë aq më problematike do të bëhet dhe situata edhe nga pikëpamja politike" tha Celibashi.
Në kuvend disa muaj më parë u kërkuar komisioni i reformës zgjedhore dhe asaj territoriale, por palët ende nuk kanë ndërmarrë hapa konkretë në nisjen e procesit.