Presidenti/ Pas hapjes së zarfeve, Balla takon përfaqësuesit e Shoqërisë Civile dhe Mediun në Kuvend

Kryetari i Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, në kuadër të procesit të Konsultimeve për zgjedhjen e Presidentit të Republikës do të zhvillojë një takimin me Organizatat e Shoqërisë Civile.

Takimi do të mbahet në orën 15:00 në kryesinë e Kuvendit.

Vetëm 1 orë më vonë, në orën 16:00, Balla do të takohet me Kryetarin e Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Fatmir Mediu.

Ndërsa takimi me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i cili ishte parashikuar në orën 17:00 do të shtyhet për një ditë tjetër.

ditën e sotme u hapën zarfet e dorëzuar nga deputetët socialist me emrat e propozuar për presidentin e Ri të vendit.

Burime pranë RTV Ora bënë me dije se janë 67 emra që janë dorëzuar dhe do të shqyrtohen nga tre negociatorët e mandatuar nga Rama për këtë proces: Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri.