Merr flakë në lëvizje "Fordi" në Llogara, shkrumbohet totalisht
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 20 Prill 2022, 08:01
Një makinë tip "Ford" ka marrë flakë në ecje në LLogara dhe është shkrumbuar totalisht.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Makina është në pronësi të shtetasit A.K dhe nga të dhënat paraprake në vendin e ngjarjes nuk ka të lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
