Mega-operacion antidrogë në Korçë, mbi 20 të arrestuar, sekuestrohen sasi droge
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 20 Prill 2022, 09:04
Një operacion antidrogë është finalizuar nga policia e Korçës.
Burime për Ora News bëjnë me dije se janë më tepër se 20 persona të arrestuar. Po ashtu janë sekuestruar edhe sasi droge.
Operacioni është zhvilluar në të gjithë qarkun e Korçës, kryesisht në Korçë por ka të arrestuar edhe nga Maliqi dhe Devolli.
Pritet njoftimi zyrtar i policisë së Korçës.
Lajmi në përditësim.
