Shpërndante "të bardhë" në Tiranë, arrestohet 24-vjeçari krutan. Sekuestrohet 900 gram kokainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2022, 09:42
Një 24-vjeçar nga Kruja që shpërndante kokainë në Tiranë është arrestuar nga blutë e kryeqytetit.
Pas finalizimit të operacionit "Taxi" u arrestuar K. T., 24 vjeç, banues në Krujë.
"Ky shtetas, për të shmangur kontrollet nga Policia, lëvizte me taksi. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, 24-vjeçari u kap duke qarkulluar si pasagjer në një mjet taksi, në rrugën "Asim Vokshi".
Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policë, shtetasit K. T. iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 900 gramë kokainë dhe një aparat celular", bën me dije policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".
