Shkoi për të thyer 2 mijë dollarë false në 'Exchange', del para Gjykatës i riu në Tiranë dhe 2 bashkëpunëtorët

Ka nisur seanca në Gjykatën e Tiranës për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj tre të pandehurve që u arrestuan për mashtrim me para se false. 

Viard Kotori u paraqit me para false në një pikë këmbimi valutor.

I riu, i cili më pas është arrestuar nga policia, u mundua të mashtrojë punonjësen duke thënë se dollarët ishin marrë në bankë.

Duke parë se shitësja e kuptoi mashtrimin, ai doli nga dyqani dhe u largua me shpejtësi.

Uniformat blu kanë vënë në pranga edhe bashkëpunëtorët e tij Etmond Dokushi dhe Ervin Kamolli.

Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi disa javor, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza e “Falsifikimit të monedhave”, kryer në bashkëpunim.

Në total janë sekuestruar 3650 dollarë. Sipas hetuesve tre të rinjtë kanë mashtruar me para false disa persona në Tiranë, Korçë, Lezhë dhe Elbasan.

Shkoi për të thyer 2 mijë dollarë false në