Fatos Tushe e ish zyrtarët e bashkisë Lushnje në gjykatë, pranohet gjykimi i shkurtuar

Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për 20 nga 22 të akuzuarit për abuzimet në Bashkinë e Lushnjes, mes të cilëve edhe ish kryetari Fatos Tushe dhe ish nënkryetari Genti Nushi, të dyshuar për abuzime me tendera , shpërdorim detyre dhe dhe shkelje dhe pabarazi ne tendera.

Ata akuzohen se abuzuan me tenderin 24 mln lekë për kanalin vaditës.

Ish-kryebashkiaku Fatos Tushe dhe 19 të pandehurit e tjerë ishin te pranishëm në seancën e parë ne gjykatë ku kanë kërkuar gjykim të shkurtuar kërkesë e cila është pranuar nga GJKKO.

Sipas SPAK ka fakte dhe prova se në tenderat publike për rehabilitim e kanalit vaditës në Bishqethëm janë përfshirë zyrtare të bashkisë Lushnjë si Fatos Tushe, Gentian Nushi, Flamur Peqini, Leonard Sefa, Blerta Turku etj.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

SPAK thotë se në bashkëpunim me njeri tjetrin të pandehurit bënë të mundur që të fitonte një firmë, e cila nuk plotësonte kushtet dhe se ka pasur abuzime me tenderat për blerjet materialet elektrike.

Për ish kreun e Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe, SPAK thote se ka shpërdoruar detyrën dhe karburantin e shtetit për persona të paautorizuar, ndërsa me veprimet dhe mosveprimet janë dhënë tre tendera fiktiv ku u paracaktuan fituesit para se të shpallej procesi.

Sipas SPAK, ata që fituan tenderat, kishin lidhje shoqërore me Fatos Tushen dhe stafin e bashkisë. Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Bëhej fjalë për tenderin me vlerë rreth 24 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ky tender është fituar nga kompania EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet, fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami.

Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Muratin të cilët i ndanin paratë bashkë.

Ish-kryebashkiaku u shkarkua nga detyra nga një vendim i Këshillit të Ministrave pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë.