Shoferja shtatzënë përplas 7-vjeçaren në Lezhë, të dyja nisen me urgjencë drejt spitalit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2022, 13:50
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, 19 prill në bulevardin "Gjergj Fishta" në Lezhë.
Automjeti me drejtuese Elsa.L ka përplasur një vajzë 7-vjeçare, M.Ll.
Burime për Ora News bëjnë me dije se e mitura është dërguar me urgjencë në spital.
Edhe shoferja është dërguar në spital pasi ishte shtatzënë. Nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit.
