Berat: Policia arreston të riun se vodhi dhe goditi me thikë të atin, zbulon se ishte hajdut serial

Policia e Beratit ka arrestuar dy persona , gjatë zhvillimit të dy operacioneve të koduara “Elektroaut” dhe "Përsëritësi". 

Blutë e Beratit kanë arrestuar shtetasin E. L., 20 vjeç,banues në lagjen Uznovë, i cili  dje tentoi të godiste me thikë babain, madje i kishte vjedhur dhe orenditë e shtëpisë. Gjatë hetimeve të kryera dhe provave të grumbullura, rezultoi se ishte autor i 5 vjedhjeve.

Gjithashtu policia ka arrestuar në flagrancë dhe shtetasin A. Dh., 40 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat, që dyshohet se ka kryer 9 vjedhje në disa automjete. Ky shtetas vidhte targat e automjeteve, karburant dhe aksesorë të tjerë të automjeteve.  

Gjithashtu këta shtetas janë autorë të 14 vjedhjeve.

Policia ka sekuestruar disa nga mjetet që përdoreshin për të kryer vjedhjet, si dhe disa nga sendet e vjedhura në automjete.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, në fushën e vjedhjes së pronës.