Balla: Shpresojmë ta zgjedhim Presidentin që në raundin e parë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka lënë si afat të fundit nisjen e procesit  për zgjedhjen e Presidentit datën 24 maj.

Balla tha se ky është një proces që përbëhet nga dy etapa; konsultative dhe ajo kushtetuese e cila pason konferencën e kryetarëve ku brenda 7 ditëve nga mbledhja e konferencës së kryetarëve do duhet të zhvillohet raundi i parë i votimit. Kreu i Grupit të PS shtoi se shpresojnë ta zgjedhin Presidentin që në fazën e parë e cila konstaton me fundin e muajit maj.

Balla: Një kandidat për President mund të kandidojë nëse ka mbështetjen e jo më pas se 20 anëtarëve të Kuvendit të cilët nuk mund të mbështesin më shumë se 1 kandidat. Dua t'ju njoftoj që pjesë e këtij procesi konsultues është edhe publiku. Kemi njoftuar një adresë e-maili dhe i kemi kërkuar qytetarëve të vijnë me propozimet e tyre. Deri sot në orën 08:00 të mëngjesit kanë ardhur 132 emaile me propozime. Dua t'ju them që ne në një traditë të re por që po jep frytet e veta në këtë legjislaturë është e dhe konsultimi me shoqërinë civile. Ne kemi propozuar që datë 29 prill të jetë data e mundshme për mbledhjen e konferencës së kryetarëve. I bie që deri në fund të muajit maj ne të kemi arritur të ezaurojmë të gjithë procesin duke shpresuar pse ji që Presidentin e Republikës ta zgjedhim që në raundin e parë.