"Kemi kontribuar që Shqipëria të jetë vendi më qesharak i globit", Rama: Meta e ka bërë me dekret presidencial
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2022, 10:33
"Shqipëria është i vetmi vend në botë ku dekorohen të vdekurit falë Ilir Metës", kështu u shpreh kryeministri Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS.
Rama: U jepen tituj dëshmorëve dhe heronjve të luftës. Në logjikën e sistemit të titujve dhe medaljeve përbën një shkelje edhe më të rëndë se sa shkelja e Kushtetutës.
Kryeministri tha "nga njëra anë të gjithë ata që e kanë lënë këtë sistem, përfshirë dhe ne (PS) kanë kontribuuar që Shqipëria të jetë vendi më qesharak i globit."
Rama: Ilir Meta e ka bërë Shqipërinë qesharake me dekret Presidencial.
Por kjo do ndryshojë tha Rama pasi është shumë e rëndësishme për shtetin, që ai të jetë serioz duke pasur një figurë serioze për President/e.
