E mbajti të dashur derisa i rropi 30 mijë euro, zbërthehet pengmarrja e të riut në Tiranë, si u dhunua në apartament

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" për Shkëlqim Koçekun dhe Denada Çezma të akuzuar për heqjen e paligjshme të lirisë ndaj Ermil Sorrës.

31-vjeçari është marrë peng rreth orës 23:00 të mbrëmjes së 14 prillit në Tiranë për një borxh 30 mijë euro që atij i detyrohej Çezma.

Ngjarja ka ndodhur në Kashar, ku Ermil Sorra është marrë nga një lokal dhe është dërguar në apartamentin e shtetases Denalda Çezma, 37-vjeçe, te pallatet malajziane.

Aty është dhunuar prej saj dhe dy personave që e shoqëronin atë, Shkëlqim Koçeku dhe Sulltan Piraci, që në rrjetet sociale Sorra e kishte njohur me emrin Tani Marku.

Sipas prokurorisë, Sorra pretendon se është dhunuar me grushta, shkelma dhe rrip, duke i shkaktuar dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit.

Shkak për këtë situatë sipas prokurorisë është lidhja intime që Ermil Sorra ka pasur me Denalda Çezmën dhe ku ai pretendon se në periudha të ndryshme i ka dhënë shuma të ndryshme parash që arrijnë në vlerën e 30 mijë eurove.

I riu ka deklaruar se ajo e ka mashtruar në lidhje me kthimin e borxhit të marrë prej saj dhe i ka përdorur personat e mësipërm me qëllim që të largonte këtë të fundit.

"Në trupin e Ermil Sorrës vërehen dëmtime të shumta në pjesën e veshëve, kurrizit dhe të kofshëve. Gjithashtu është bërë kqyrja e banesës së Denalda Çezmës ku në banesën e saj, në këndin e dhomës së ndenjes janë vërejtur njolla të kuqe. Mbulesa e këndit është marrë në cilësinë e provës materiale dhe është dërguar për kryerjen e ekspertimit biologjik vlerësues, ku paraprakisht dyshohet të jenë njolla gjaku" thuhet në procesverbalin e prokurorisë.

Sipas policisë, Shkëlqim Koçeku, 37-vjeç, ishte i dënuar me masën "arrest shtëpie" për armëmbajtje pa leje.

Në kërkim për këtë çështje mbetet Sulltan Piraci i akuzuar për bashkëpunim në heqjen e paligjshme të lirisë.

E mbajti të dashur derisa i rropi 30 mijë euro, zbërthehet

E mbajti të dashur derisa i rropi 30 mijë euro, zbërthehet