Presidenti i ri, opozita në tryezë me PS si një trupë e vetme
Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu në emër të grupit parlamentar "Aleanca për Ndryshim" ka kërkuar nga Partia Socialiste të mos veprojë në mënyrë të njëanshme në zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Si një ndër emrat e ftuar për negociatat ai nënvizoi rëndësinë e një emri mbi palët.
Në vitin 2002 Alfred Moisiu u zgjodh president konsensual si një detyrim i vendosur nga BE pas debateve për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.
Formula e ndjekur në atë kohë sipas Mediut është e duhura.
“Kjo do të ishte bazë e mirë.Duhen përcaktuar qartësisht kriteret” tha Mediu në një konferencë për median sot paradite në kryesinë e Kuvendit
Po ashtu Mediu ka kërkuar nga opozita të dalë me një qëndrim për të dalë me një emër.
"Opozita duhet të jetë pjesë e procesit dhe nuk duhet të presë çfarë do të sjellë PS në tryezë" tha Mediu.
Krye-republikani kërkoi që të shmanget çdo proces që e bën qesharak zgjedhjen e presidentit të vendit.
