Kandidate për deputete në listën e PS-së, Lela Berdica emërohet drejtuese e Kadastrës së Shkodër

Lela Berdica do të jetë drejtuesja e re e kadastrës së Shkodrës. Ajo zëvendëson në këtë detyrë Blerina Hakën.

Kjo e fundit mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Ndryshimet janë bërë ditën e sotme.

Berdica ka qenë kandidate për deputete në listën e PS-së në Shkodër në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Berdica deri më sot ka mbajtur detyrën e drejtueses së ADISA në  Shkodër.

Kandidate për deputete në listën e PS-së, Lela Berdica