Pranga manjakut në Divjakë, ngacmonte seksualisht fqinjen e mitur

Krimet seksuale kanë tronditur jo rrallë herë vendin tonë në vitet e fundit. Këtë të martë një 52-vjeçar është arrestuar në Divjakë pasi është akuzuar nga një 14-vjeçare për ngacmim seksual.

Ngacmimet seksuale ndaj fëmijëve janë kthyer në shqetësim për shkak të rasteve në rritje.

Rasti më i fundit është denoncuar në Divjakë.

Një 52-vjeçar atje është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur 14 vjeçe.

Mësohet se 52-vjeçari e ka ngacmuar në vazhdimësi të miturën me të cilën i kishin shtëpitë pranë njëra-tjetrës.

Së fundmi, kur prindërit e vajzës ishin larguar nga shtëpia, ngacmuesi kishte kaluar gardhin e shtëpisë së tij dhe ka shkuar tek e mitura, është zhveshur dhe i ka kërkuar vajzës që të bënin marrëdhënie seksuale, por kjo e fundit ka refuzuar.

Vajza ka lajmëruar prindërit sapo janë kthyer, të cilët më pas kanë lajmëruar policinë dhe 52-vjeçari është vënë në pranga.

Pak ditë më parë drejtori i një shkollë në Lushnje u arrestua pasi akuzohet se ngacmoi seksualisht një nxënëse 15-vjeçare.

Në pranga ra Rrahman Çela, 55 vjeç, banues në fshatin Gjuzë, i cili mësohet se e ka ngacmuar nxënësen 15-vjeçare në oborrin e shkollës gjatë një pushimi.

Po gjatë muajt prill, në Korçë uniformat blu bënë ndalimin e shtetasit Jani Kallanxhi, 61 vjeç, i cili dyshohet të ketë ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, 6 vjeçare.

Ndërkohë në Tiranë, me datën 1 prill u procedua penalisht shtetasin L. S., 63 vjeç, për veprën penale "Ngacmimi seksual", pasi në Rrugën e Barrikadave, kishte ngacmuar seksualisht një shtetase 20 vjeçe. 

Rastet e dhunës seksuale janështuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit, ndërsa në vendin tonë ka pasur edhe raste tronditëse.

Edhe në raportin e kriminalitetit për vitin 2021 të Prokurorit të Përgjithshëm, krimet seksuale janë rritur me 16% në 2021.