Synonte të zotëronte tregun e kokainës, Elvis Demçe po përgatiste atentat ndaj prokurorëve që e hetonin
Mediet italiane kanë zbuluar detaje të tjera nga aktivitetti i Bosit shqiptar të drogës Elvis Demçe në vendin fqinj. Grupi i tij u shkatërrua nga policia gjatë fillimit të këtij viti. Korrespondentja e Ora Neës në Romë, Alba Kepi bën me dije se Demçe është akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine drejt Italisë dhe Evropës Veriore, gjithashtu edhe për veprat penale, mashtrim e zhvatje ndaj sipërmarrësve të ndershëm që kanë aktivitetin e tyre në Romë.
Dosja hetimore zbardhi se aktiviteti i tij kriminal synonte të kishte në zotërim në zotërim të gjitha tregjet e shitjes së drogës. Hetimi ka nisur në mars të 2020 pas vrasjes së Fabrizio Piscitelli i cili zotëronte dhe kishte nën kontroll të gjithë pjesën veriore të Romës për shpërndarjen e tregut të kokainës. Pas vrasjes së tij gjithçka mbeti në duart e Elvis Demçes, i cili ishte dhe krahu i djathtë i bosit mafioz të vrarë.
Hetimet zbardhin se gjatë aktivitetit të tyre kriminal ata kishin mësuar dhe emrat e magjistratëve, prokurorëve të antimafies të cilët po hetonin për ta dhe kishin përgatitur atentat për vrasjen e tyre. Kishin mundur të zbulonin adresën e banesave, fotografitë. Eliv Demçe ishte koshient për rolin e tij dhe kishte synime të kopjonte kartelet e drogës kolumbiane, sipas dosjes hetimore.
Në Marok kishte arritur të korruptonte edhe grupin policor për të bërë kalimin e drogës. Po sipas dosjes hetimore, Demçe kërcënonte me jetë sipërmarrës në veri të Romës.
