Tiranë: Në dukje qendër masazhi, brenda "prostitucion", 29 vjeçari administronte qendrën tek "5 Maji"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2022, 14:27
Një 29 vjeçar është arrestuar si administrator i një qendre masazhi të cilën e shfrytëzonte për prostitucion
“Shtetasi A. B. administronte një qendër masazhesh në rrugën "5 Maji", në të cilën kishte punësuar shtetasen E. M. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë ambient ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit” informon policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
- A. B., 29 vjeç, për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion".
Operacioni u kodua "Double".
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja E. M., 37 vjeçe, për veprën penale "Prostitucioni".
