Shkon në spital me dhimbje, mjekët zbulojnë se kishte futur në zorrë një objekt 20 cm
Një burrë ka shkuar në një spital në Brazil duke u ankuar për dhimbje barku, vjellje dhe pamundësi për të defekuar.
Pasi një ekzaminim të zonës së tij rektale nuk u gjet asnjë shenjë se çfarë mund të shkaktonte simptomat e tij, mjekët urdhëruan një radiografi të barkut të tij.
Mjekët – të cilët sugjeruan se rasti i pazakontë ishte i një ‘natyre seksuale’ – thanë se burri ishte ‘jo bashkëpunues’ gjatë ekzaminimit fizik.
Rrezet X zbuluan se një objekt metalik, i cili ishte pothuajse 20 cm i gjatë, ishte futur aty ku zorra e trashë takohet me rektumin.
Në pamundësi për ta nxjerrë objektin, ata zgjodhën që ta operonin dhe operacioni rezultoi i suksesshëm, duke e liruar pas tre ditësh pa ndonjë ndërlikim pacientin.
Sipas studimeve incidente të tillë me objektet të futura nga zona rektale në përgjithësi prekin meshkujt midis 20 dhe 40 vjeç.


