Biden thotë se është gati të shkojë në Ukrainë

Presidenti Joe Biden tha të enjten se do të dëshironte të vizitonte Ukrainën dhe konfirmoi një raport që administrata e tij po bisedon për dërgimin e një zyrtari të lartë në Kievin e shkatërruar nga lufta.

"Ne po e marrim atë vendim tani," tha Biden kur u pyet nëse një anëtar i lartë i administratës së tij do të bënte udhëtimin.

Por kur u pyet nëse do të dëshironte të shkonte, presidenti tha: 'Po.'

Nuk është hera e parë që Biden shpreh interesimin e tij për të bërë një udhëtim të tillë.

Ndërsa vizitoi trupat amerikane në Poloni muajin e kaluar, Biden u ankua se nuk mund të kalonte kufirin në Ukrainë.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë vënë në dukje procedurat e jashtëzakonshme të sigurisë që do të duhej të zbatoheshin që Biden të vizitojë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.