Jam në luftë me veten time, dua të bëj muzikën që dua/ Për çfarë e ka fjalën Xhesika Polo?
Zëri i saj potent dhe shumë i veçantë e ka bërë atë vajza të pëlqehet nga i gjithë publiku e të mos harrohet asnjëherë. Po flasim për Xhesika Polon e cila ishte e ftuara speciale e mbrëmjes në D-Night, nën drejtimin e Dajana Shabanit.
Një artiste me plot kuptimin e fjalës, ku deri më tani nuk ka bërë asnjë kompromis për t’i ngjitur shallët më shpejt seç duhet, por me punë e projekte të mira muzikore i ka rezistuar tregut gjithmonë.
Dajana: Sa komerciale dhe jo është Xhesi?
Xhesika Polo: Kjo ka qenë një luftë me veten time prej 10 vitesh dhe gjithmonë ka luftuar fakti se doja të isha Xhesika pa asnjë lloj parashtese apo prapashtese. Do të doja të bëja gjithmonë muzikën që unë dua, por në momentin që t’i përfshihesh në tregun muzikor do të përshtatesh në një farë mënyre. Sa e kam bërë unë këtë? Besoj se e kam bërë shumë shumë pak dhe fakti ka treguar se duhej t’a bëja më shumë nëse do të nisesha nga impakti i njerëzve. Kam vendosur t’a distancoj veten nga fakti që duhet të jem dikushi duke dashur të jem vetëm vetja ime dhe atë do të vazhdoj të bëj patjetër. Sigurisht të jesh në gojë të njerëzve dhe njerëzit të të dëgjojnë dhe të të ndjekin duhet të jesh komercial sepse komerci shpesh keqinterpretohet…nuk është diçka e keqe, por është diçka që shet. Unë dua t’a bëj në mënyrën time dhe po bëj edhe këtë ndryshimin qoftë në aspektin fizik që të jem në atë formën time perfekte dhe kam disa projekte shumë të mira me vëllain tim. Besoj se jam në rrugën e duhur duke mos e humbur në asnjë moment veten se në fund të fundit kam luftuar gjithë këto vite që t’a ruaj atë Xhesikën pa e bërë “pis”
D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në likun më poshtë:

