Njihuni me çiftin shqiptaro-ukrainas që u dashurua në Vlorë: Ëndrra jonë, të bëhemi blogerë
Klaudio dhe Lena, çifti shqiptaro-ukrainas: Ëndrra jonë, të bëhemi blogerët numër një
Klaudio dhe Lena, çifti shqiptaro-ukrainas. Lena, vajza bukuroshe nga Ukraina, dhe Klaudio janë bërë tashmë të famshëm në rrjetet sociale. Në Tik-Tok, ata realizojnë video së bashku, ndërsa në studion e emisionit “Jeto me Orën” në RTV Ora, rrëfejnë historinë e tyre të dashurisë.
Lena: Shqipen e di pak, disa fjalë, e kuptoj mirë.
Klaudio: Në fillim flisnim anglisht. Edhe tani flasim anglisht, me raste shqip, rusisht. Më duket e vështirë gjuha ukrainase.
Lena: Ukrainishtja nuk është e vështirë për t’u mësuar.
Klaudio: I kishim minimizuar takimet, sepse nuk na lejohej të takoheshim si staf. Madje kemi marrë dhe gjobë. Takoheshim fshehurazi. Jam dashuruar me çdo gjë të Lenas.
Lena: Vendimi për të jetuar në Shqipëri erdhi spontanisht. Ne jemi bashkë prej vitesh. Lidhja në distancë ka qenë e vështirë, por ne duhemi dhe ja ku jemi.
Të dy rrëfejnë edhe përvojën me videot në Tik-Tok, teksa shprehen se mundohen të realizojnë video argëtuese që përfshijnë situata të ndryshme të realitetit shqiptar.
