Dirigjenti Oleg Arapi: Arti është ushqim i shpirtit, mundësitë për të rinjtë këtu, të pakta
Oleg Arapi është dirigjenti shqiptar i njohur në të gjithë botën. Ai lindi në një nga qytetet e ish-Bashkimit Sovjetik në qyteti e Borisoglebskut. I ati asokohe ndiqte studimet për aviacion aty u njoh me gruan , rusen e bukur stiliste me të cilën që krijoi më pas familjen e që sollën në jetë Olegun. Arapi ishte vetëm 3-muajsh kur familjen e tij u rikthye në Shqipëri, konkretisht në qytetin e Vlorës.
I ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, ne RTV Ora, artisti shqiptar rrëfen kujtimet e kohës së shkuar dhe emocionet për karrierën e gjatë në dirigjim.
“Rruga e artit është e vështirë. Artisti e nis rrugën që 5-6 vjeç. Unë e kam nisur që në moshë të vogël artin. Kam studiuar për dirigjim koral. Unë studiova dhe iu përkushtova dirigjimit. Jam aktivizuar në aktivitete të ndryshme.
Babai im studioi ne Bashkimin Sovjetik për pilot. U martua me një vajzë ruse dhe linda unë.
Kur isha fëmijë, duke qenë se im atë ishte aviator, ëndërroja dhe unë të bëhesha i tillë. Unë nuk mund tra ndiqja ëndrrën e tij, sepse atë e hoqën nga puna për arsye politike. Ndërsa arti nuk politizohet. Prindërit u munduan të më mbanin larg politikës. Falë drejtimin që më dhanë prindërit, unë jam ky që jam sot. Ata më futën në rrugë të drejtë. Veprat shqiptare janë pritur mirë. Në Moskë mbaj mend kur studentët shpreheshin të mahnitur nga veprat shqiptare.
Do thosha që mundësia kur të përfundojnë studimet për të hyrë diku për të dirigjuar, janë të pakta. Në Shqipëri janë 2 orkestra profesioniste, ajo e RTV shqiptar, dhe ajo e TKOB. Më parë qytetet kishin orkestrat profesionste, por sot kemi për fat të keq vetëm dy. Arti është ushqimi i shpirtit. Dirigjimi më ka dhënë disiplinën e punës, sepse vetëm ashtu arrin rezultate.

