Mikela e Për'puthen: Tentova të largohem nga programi, aty ka njerëz që për famë bëjnë çdo gjë
Mikela Pupa, vajza e cila doli nga emisioni i Për’puthen me Erjoni e ftuar në emisionin “Ditë e Re” zbuloi disa të pathëna dhe detaje nga prapaskena.
Thotë se ka qenë vetvetja.
“I tillë ishte formati të të nxirrnin nga vetja. Dhe unë dhashë dru” thotë ajo duke qeshur.
Pranon se disa herë është përpjekur të ndalë veten.
“Disa herë i thoja vetes pse. Më pas thoja kështu jam unë. Kush do të më pranojë do të më pranojë dhe më në fund doli Erjoni që më deshi”
Kush ka qenë takimi i parë?
Duket që mes tyre ka qenë dashuri me shikim të parë.
"Erjoni kishte ardhur në emision dhe mes 50 djemve që kishin ardhur më tërhoqi vëmendjen. Vajzat e programit më thanë që të bëja një provë, takim 4 minutësh me Erjonin për të parë si do të sillej. Kur Erjonit I thashë si do të më qetësonte nëse unë isha me nerva ai nisi të më puthte. Të gjithë djemtë e thonin me fjalë por askush jo me vepra. Atëherë thashë qenka një më i çmendur se unë” kujton Mikela.
Momenti më i vështirë ka qenë kur në studio u shfaq Ana. Pranon se ka tentuar të largohet por produksioni I kishte thënë që të mos tërhiqej pasi mes tyre kishte kimi.
Por sa do zgjasë lidhja e tyre?
”Ka pasur dalje nga ai emision. Kanë dalë dhe dy çuna bashkë por nuk ka pasur dashuri. Nuk bëj parashikime. Jemi si macja me miun, zihemi, qetësohemi dhe kur flasim më pas sikur s’ka ndodhur asgjë”
Plane për pushimet?
“Vera do jetë mes Jugut dhe Prizrenit, ku dhe Erjoni ka punë. Dimrin pastaj do ta shfrytëzojmë për pushime në një vend të nxehtë”
Po a ka njerëz në atë emision që janë aty vetëm për famë?
“Në atë program shumë njerëz janë gati të bëjnë çdo gjë në atë program për famë” thotë Mikela ndërsa tregon se tani që është larguar nuk mban mëri asnjë por …
“Nuk i kam bërë bllok në Instagram askujt. Më kanë bërë bllok. Bruno më ka bërë bllok e më ka bërë çudi”
Planet për të ardhen?
Mikela Pupa dëshiron botën e televizionit pse jo dhe të radios, dhe mos u çudisni kur shumë shpejt do ta rikthehet në ekran.