Ja si menaxhohen vipat në Shqipëri
Manaxhimi i vipave është trendi që po merr çdo ditë e më shumë terren në Shqipëri. Teksa kujtojmë se këngëtare të famshme si Maddona, JL, apo Lady Gaga , një pjesë të madhe të suksesit të tyre ia atribuojnë menaxhimit të mirë, edhe artistët shqiptarë duket se po e “përqafojnë” këtë trend.
Për të folur më tepër për temën të ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, në RTV Ora, drejtoresha e marketingut Migena Shehaj dhe menaxheri i vipave shqiptarë Endi Hamiti rrëfyen përvojat e tyre në Shqipëri.
Migena: Çdo gjë është e mirëmenduar. Në konceptin tim është PR, të mewnaxhosh një artistë është të merresh me PR, ta menaxhosh me financat e tij.
Endi: Është trend në rritje. Artistët kërkojnë menaxherë. Kjo e bën më të thjeshtë karrierën e tyre.
Migena: Këngëtarë të caktuar, profesionistë, arrijnë ta kuptojnë se jo gjithçka e bëjnë vetë. Janë koshientë se menaxhimin duhet ta bëjë dikush tjetër. Ka pasur këngëtarë që nuk kanë pranuar menaxherë. Nëse një këngëtar të lë hapësirë të drejtosh gjithçka, që nga stilisti. Bëhet një strategji që të thuash në fund të vitit dua të arrij këtë. Dua Lipa para ca vitesh ka thënë “Unë dua të bëhem si Maddona”. Dhe ja ku është.
Endi: Rrjetet sociale luajnë rol të rëndësishëm në karrierën e një këngëtari. Është e vështirë të bësh këtë punë. Duhet të jesh i përgjithshëm por edhe të shohësh detajet. Kam hasur vështirësi, kur artisti se ka pëlqyer projektin përshembull.
Migena: Është mirë që e ke mundësinë që i drejton nëpër studio. Ata me të cilët bashkëpunoj e kanë kuptuar se për financim duhet një person që merret me këtë pjesë.

