Rudina Dembacaj: Jam gati të kem një fëmijë me Markun

Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj, është shprehur se është gati të ketë një fëmijë me Mark Frrokun, me të cilin vitin e kaluar kurorëzoi dashurinë.

Dembacaj këtë e tha në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, ku ndër të tjera tregoi dhe arsyen se përse nuk ka pranuar deri më tani që të ketë një fëmijë tjetër me ish-deputetin.

Rudina Dembacaj: Deri më tani nuk kam qenë gati për një fëmijë sepse doja që Viki të rritej  dhe duke u rritur bashkë me Ertën dhe Nardin në shtëpi, kanë këtë marrëdhënie. Po të ishte një tjetër beb në mes do ishte e vështirë të kishin këtë afrimitet që kanë. Gati jam në dasht Zoti kur t’i vijë tani. Mark më fal por me të thënë të drejtën gjithmonë e kam shtyrë.

Rudina është nëna e një vajze, ndërsa  Frroku është baba i dy fëmijëve.